Mbyllja e lojrave të fatit, Rama: Deputetët shënjestër e sulmeve me sms nga burgu 313

Mbyllja e lojrave të fatit, Rama: Deputetët shënjestër e

Kryeministri Rama i kërkoi Taulant Ballës dhe kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi që pr/ligji për mbylljen e kazinove dhe basteve online të shkojë në kuvend me procedurë të përshpejtuar.

Jashtë rendit të ditës por me ngutje, sepse sipas tij deputetëve socialistë po u dërgohen mesazhe nga burgu për të kundërshtuar mbylljen e basteve dhe kazinove ministri Rama kërkoi në parlament përshpejtimin e procedurës së votimit të ligjit. 

Edi Rama: Sa më shpejt të mbyllet ky film me gjithfarë aktorësh të dukshëm e të padukshëm . Të vijë sa më parë në parlament dhe të kalojë me votën e të vetmes forcë politike që mendon për njerëzit, të tjerët thonë se mendojnë për njerëzit por në fakt mendojnë vetëm për veten. Jam shumë i sigurtë se ky grup parlamentar do tu japë në rradhë të parë prindërve të këtij vendi, nënave, grave, vajzave dhe patjetër edhe atyre që janë aktualisht të sëmurë nga marrëdhënia me fatin, një dhuratë të shumëpritur të parëve, dhe terapeutikisht të domosdoshme dhe të dytëve me rastin e Vitit të Ri, mbylljen e kazinove elektronike e basteve sportive që nga ndeshjet e futbollit deri tek garat e çdo lloj katërkëmbëshi të faunës botërore dhe të basteve online.

Rama tha se e di arsyen e "ofensivës"  dhe i quan shpifje akuzat për monopolizimin e basteve online.

Edi Rama: "Shpifje si ajo e monopolit online të mbajnë për vete turpin e përfaqësimit të këtij llumi. Ne dimë më tepër se kaq për këtë ofensivë dhe lidhjet e atyre që shkojnë në banak më banak për të kundërshtuar në mënyrë hipokrite dhe hileqare duke e fokusuar sulmin tek një monopol online, por në fakt janë të lidhur drejtëpërdrejtë me interesat që kulmojnë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë"

Rama tha se deputetë të Komisionit të Financave janë shënjestruar nga një sulm vulgar i mesazheve të orkestruara nga burgu 313.

Edi Rama: "Jam i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Finacanve dhe Ekonomisë janë kthyer në një shenjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313."

Kunder monopolit shteteror te lojrave te fatit

Sa i takon online, kryeministri pranoi se çështja ishte komplekse ndërsa u shpreh kundër monopolizimit shtetëror të lojrave të fatit. Ky ishte propozim i kryetarit të komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe pak ditë më parë

Edi Rama: "Me mirëkuptimin që përsa i përket online-it, që është një drejtim shumë kompleks siç tregojnë në vendet tjera do të arrijmë në një konkluzion të studiuar mbi bazën e të cilit do të mund të kemi një diskutim më tutje, të mëvonshme. Ka propozime të ndryshme edhe për sa i përket idesë së monopolit shtetëror të lojrave të fatit, basteve sportive që sot po iu them jam kundër megjithatë janë të gjitha të hapura për diskutim. Ama në 1 janar të vitit të ardhshëm ne do ta sanksionojmë këtu në Parlament dhe nuk ka më asnjë lloj basti, asnjë lloj kazinoje elektronike në asnjë zonë të banuar. Ka edhe një teme tjetër që është ië rëndësishëm të theksohet sepse janë bërë spekulimeve dhe me çështjen e kazinove elektronike dhe spostimin me demek në periferi. Nuk ka asnjë spostim në periferi por kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet apo resortet me 5 yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë dhe të gjitha autoriteve përkatëse të planifikimit të territorit si zona turistike.

Prioritet punesimi i atyre qe ngelen pa pune

Rama ofron dhe një zgjidhje për pronarë pikash bastesh si dhe do të jetë prioritet punësimi i tyre.

"Kjo është një mundësi për ata që kanë pika bastesesh, që kanë investuar në këto pika, që të mos rrinë të ankohen, që të mos i bashkohen llumit, që të mos marrin pjesë nëpër fushata shpifjesh online por që të mendojnë transformimin e pikës së tyre në një biznes të shëndetshëm dhe fitim-prurës me taksën 5%. Ashtu si kundër nga ana tjetër do të jetë prioritet për të gjitha ata që do të dalin pa punë, nga këta që janë punonjës dhe që duan të punojnë. Se kjo hap vende pune o plako, o plako nuk ka vende pune është një moto online e atyre që rrinë në kafe dhe që e presin punën ti zgjojë në mengjes dhe mundësisht pas orës 9. Nuk jetohet me 240 mijë lek plako. E di vëllai. Por 240 mijë lekëshi është paga më e ulët për ata që nuk kanë asgjë tjetër përveç krahut të punës dhe dëshirës për punë ndërkohë që shumë të tjerë e fillojnë me 240 mijë, shkojnë 300, 400, 600 dhe nuk është absolutisht e rastit se edhe një ulje tjetër që bëhet në paketën fiskale për ata që kanë rrogën nga 1.2 deri në 1.5 milionë lehtëson 16 mijë njerëz. Janë 16 mijë vetë në Shqipëri të punësuar që kanë këtë rrogë dhe shumica në sektorin privat. Nuk ka gabuar Bledi Klosi por thjesht sportiviteti i tij e ktheu në një fakt kur tha: Ka punë por ska specialistë.


EMISIONET