Skema e financimit 100 % e qirasë për një vit për të gjitha ata që nuk kanë strehë për shkak të tërmetit është mbyllur.

Këtë lajm kryeministri Rama e dha në mbledhjen e radhës së jashtëzakonshme të qeverisë.

Rama: Në Tiranë është mbyllur përfundimisht skema për financimin  e qirave 100%  të qirasë për një vit për të gjithë ata që nuk kanë strehë për shkak të tërmetit. 65 % e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim. Pavarësisht që Bashkia e Tiranës e ka drejtpërdrejtë përgjegjësinë, por për të parë ecurinë u futjes së tyre nëpër shtëpia me qira dhe për të parë çfarë nevojash ka, thjesht një sy nga ana e qeverisë në këtë proces është i nevojshëm. 

Për monitorimin e procesit Rama ngarkoi ministren Ogerta Manastirliu, ndonëse është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Bashkisë Tiranë.  

 

/Ora News.tv/