Teuta fiton bindshëm në transfertë me Vllazninë, Kukësi fiton ndaj Bylisit
Teuta vijon të kërkojë me ngulm një vend në kompeticionet europiane.
Në transfertën me Vllazninë, "Djemtë e detit" morën një rezultat të pastër 0-3.
Ishte pikërisht Kallaku që kaloi në avantazh Teutën me anë të një 11 metërshi në minutën e 15.
Goli parë.
Pavarësisht se Vllaznia pati disa raste të mira nuk mundi të gjejë konkretizimin.
Vetëm 8 minuta nga koha e rregullt e ndeshjes, Vila dyfishoi shifrat për Teutën ndërsa në të 85' gjyqtari akordoi një tjetër penallti për ta.
Ajo u shndërrua në gol nga Aleksi duke i dhuruar 3 pikë në renditje. Aktualisht Teuta ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 50 pikëve teksa ndiqet nga Laçi me 49.
Vllaznia është shumë pranë zonës së rrezikut në vendin e 8 me 39 pikë.
Ndërkohë në anën tjetër, Kukësi shënoi një fitore me shifra minimale 1-0.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Shkurtaj në minutën e 37'. Aktualisht verilindorët janë në vendin e dytë në kuotën e 56 pikëve.
Ata presin hapa fals të kryesuesve të Kategorisë Superiore, Tirana e cila udhëheq kampionatin me 62 pikë.
Kryeqytetasit do të ndeshen me Skënderbeun sonte (28 qershor) në orën 20:00.