Mbi 70 mijë persona dhe mbi 1000 biznese u gjobitën brenda një jave në Itali

Mbi 70 mijë persona dhe mbi 1000 biznese u gjobitën brenda një

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një plan të veçantë kontrolli në territor për të ndaluar lëvizjen e personave në këto ditë të Festës së Pashkëve.

Në çdo qytet e rajon të vendit, autoritetet policore po patrullojnë nga toka e nga ajri me përdorimin dhe të dronëve specialë që të parandalojnë lëvizjen dhe spostimet e pakotrolluara të banorëve.

Italia prej datës 10 mars ndodhet në masat e izolimit total shkaktuar nga pandemia Covid 19, e cila deri më tani ka çuar në mbi 19 mijë numrin e viktimave e mbi 152 mijë numrin e të infektuarve.

Gjatë javës që po mbyllet, autoritetet italaine kanë kontrolluar rreth 2 milionë persona e kanë gjobituar 71 420 prej tyre.

408 persona janë gjobitur për autocertifikim të falsifikuar e 136 për dhunim të masës së karantinës.

Gjithashtu janë kontrolluar rreth 700 mijë aktivitete tregtare e janë gjobitur 1079 prej tyre.

Numri i personave të gjobitur gjatë kësaj jave festive është rritur me 18.6%, në krahasim me javën e mëparshme.

EMISIONET