I ftohti siberian shkakton probleme në Juglindje, në Dardhë 20 cm borë

I ftohti siberian shkakton probleme në Juglindje, në Dardhë 20 cm

Reshjet e dëborës si pasojë e një vale të ftohti siberian kanë krijuar problemet e para në të gjithë zonën juglindore, ku në Dardhë trashësia ka arritur deri në 20 cm ndërsa në Voskopojë 10 cm.

Problematike paraqitet situata në Dardhë ku intesiteti i reshjeve është tepër i lartë dhe rruga kalohet me zinxhirë me vështirësi.

Mjetet borëpastruese ndodhen në rrugë duke pastruar dëborën por reshjet vijojnë. Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të lëvizin me zinxhirë.

Në qarkun e Shkodrës, reshjet janë me intensitet të ulët në zonat urbane teksa akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme.

Në qarkun e Kukësit, reshjet e dëborës janë me intensitet të lët në zonat urbane dhe deri mesatare në zonat rurale si dhe me intensitet në zonat malore. Trashësia e dëborës në Tunelin e Kalimashit ëhstë 8 cm, në Valbonë 9 cm, Qafë Shllak 5 cm, Qafë Tobli 5 cm, Qafë Luzhë 5 cm.

Në qarkun e Dibrës, reshjet e borës janë kryesisht me intesitet të ulët në zonat urbane ku trashësia e borës është 3-5 cm, si dhe me intesitet mesatar në zonat rurale ku trashësia e borës është 20-25 cm, kurse në zonat malore janë me intesitet me të lartë.

Në qarkun e Lezhës, reshjet e borës janë të dobta dhe trashësia e borës është 2-5 cm në territorin e bashkisë Lezhë, si dhe 5 cm në territorin e bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 200 metër. 

Në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, nuk kanë reshje dëbore në zonat urbane dhe rurale. 

Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. 

Për menaxhimin e kësaj situate, strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Forcat e Armatosura për situatat të emergjences civile të shkaktuara nga reshjet e borës kanë në gatishmëri kapacitetet operacionale, njerëzore dhe teknikë për shpëtime të posaçme dhe operacionet urgjente si përforcim dhe për të siguruar një përgjigje të menjëhershme.

 

 

EMISIONET