Mbi 100 mijë viktima nga Covid-19 në SHBA, dyfishi i numrit të amerikanëve të humbur në luftën e Vietnamit

Mbi 100 mijë viktima nga Covid-19 në SHBA, dyfishi i numrit të

Ka shkuar në mbi 100 mijë numri i vdekjeve nga Covid-19, përkatësisht 102,276.

Kjo shifër, është pothuajse dyfishi i numrit të amerikanëve të humbur gjatë Luftës së Vietnamit dhe më e larta në të gjithë botën.

Rasti i parë me koronavirus u shfaq në Uashington më 21 janar.

Deri më tani janë regjistruar 1,7 milion të infektuar, që përbën 30% të rasteve në botë.

Më parë, presidenti amerikan tha se edhe nëse numri i vdekjeve e rasteve të reja do të rritet, SHBA nuk do të mbyllet përsëri.

EMISIONET