Një nga moderatoret më të hershme të ekraneve shqiptare, Fjodora Fjora, ka qenë e ftuara e parë në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA.  Në intervistën e saj përballë moderatores Ester Bylyku, Fjodora, zbuloi realitetin shqiptar.

Ndërkohë që ajo u përfol pak ditë mëparë se kishte një palë vathë me vlerën e një shtëpie, e vërteta është ndryshe. Fjodora thotë se i kishte marr borxh nga një argjendari me të cilën bashkëpunon prej vitesh dhe asnjëherë nuk do të mund të përballonte bizhuteri me vlerën e 50 mijë eurove.

“Të mos e ekzagjerojmë. Unë nuk kam vathë që kushtojnë sa një shtëpi, kanë argjendaritë në Tiranë, të cilat i huazojnë për personazhet e njohur si puna ime kur ata kanë një event dhe nuk besoj se do i marr ndonjëherë. Unë akoma jetoj me prindërit në shtëpi, kështu që mos e ekzagjerojmë”,shprehet Fjodora.



/Ora News.tv/