Një i ri që po mbante armë lodër në dorë është vrarë nga policia suedeze në Stokholm. Mediat lokale raportojnë se ai kishte sindromën Doën dhe një formë autizmi.

Zyrtarët qëlluan Eric Torell, 20 vjeç, në vetëmbrojtje për "situatën kërcënuese" që po përballeshin në orët e para të mëngjesit të së enjtes (2 gusht).

Ai u raportua i zhdukur pasi u largua nga shtëpia disa orë më parë, tha familja e tij.

Nëna e Eric, Katarina Söderberg, tha se lodra ishte një dhuratë dhe e përshkroi djalin e saj si "njeriun më të mirë në botë".

Katarina tha për asgjensitë suedeze se Eric ishte me aftësi të kufizuara dhe kishte vështirësi në të folur, prandaj mezi thoshte fjalën 'mami'.

Ajo e përshkroi lodrën plastike që e kishte në dorë kur u qëllua "si një armë e vogël".

"Nuk e besoj dot, ai nuk do të dëmtonte as një mizë", tha ajo.

Incidenti ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen Vasastan të kryeqytetit suedez, Stokholm, pasi policia u raportua për një njeri që po qarkullonte me armë në dorë.

Tre policë dolën në vendin e ngjarjes dhe iu afruan Eric para se ta urdhëronin atë të hidhnin atë të hidhte armën. Ai u qëllua pastaj pasi nuk veproi ashtu sic i kërkuan.

Eric u dërgua në spital, por u konfirmua vdekja më vonë nga plagët e tij.

/Ora News.tv/