Regjisori i njohur kinematogragik, amerikani Spike Lee, njëkohësisht skenarist producent e fitues i çmimit Oskar për karrierën, ka lëshuar fjalë të rënda kundër zëvëndës/kryeministrit e Ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini.

Aktualisht i ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Venecia, regjisori amerikan për të përditshmen Huffington Post është shprehur se "me Matteo Salvinin, që mbart idetë të tilla nuk do të mund të shkojë kurrë për të pirë një gotë verë. Me të as në stadium nuk mund të shkojë për ta parë Juventusin e të bëj tifo për Ronaldo", është shprehur Lee.

"Ajo çka po bën në Itali, Matteo Salvini, po e bën Putin në Rusi, La Penn në Francë, Trump në Amerikë" ka thënë regjisori amerikan.

"Nuk kam ndërmend të përballem me negativitetin, por të jap një mesazh dashurie e këta individë shfaqin vetëm mesazhe urrejtje e nuk i dua pranë meje" , ka shtuar ai.

"Salvini ashtu siç dhe Agent Orange (sic e quan Spike Lee Donald Trump) janë të rrezikshëm. Le të kujtojmë Gjermaninë naziste e urrejtjen e tyre ndaj hebrejve apo Mussolinin në Itali. E gjitha kjo mund të ndodhë përsëri e duhet të bëjmë llogaritë me këtë realitet" ka deklaruar Spike Lee.

E menjëhershme ka qënë përgjigja e zëvëndës/kryeminsitrit e Ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini. "Salvini, Putin, Trump… janë të rrezikshëm. Më mirë të qëndrojmë larg tyre, shkruan në rrjetet sociale, Salvni.

"Sa më shumë para kanë, aq më shumë janë arrogant. Po ky zotëria Spike Lee nuk ka me çfarë të merret tjetër por me mua?" pyet Salvini.

Ministri i Brendshëm italian së bashku me të fejuarën e tij prezantuesen televizive Elisa Isoardi ndodhet i ftuar në Festivalin e Filmit në Venecia, ku ajo pritet të vlerësohet me çmimin "Diva e Donna."

Po kundër pjsëmarrjes së tij në këtë Festival, është shprehur dhe kumbari i zgjedhur për edicionin e sivjetshëm të këtij Festivali, aktori i njohur italian Michele Riondino.

"Nuk dua ta takoj Salvinin, ka deklaruar ai, e as përfaqësuesit e ashtuquajturës qeveri e ndryshimit. Salvini nuk më përfaqëson siç nuk përfaqëson as shumicën e atyre që kanë votuar lëvizjen 5 Yje."

Dhe në këtë rast përgjigja e zëvendës/kryeminsitrit italian nuk ka vonuar. Duke postuar një fotografi të aktorit italian me aktoren e shumë përfolur të momentit Asia Argento, Salvni shkruan se "dikush që quhet Michele Riondino nuk dëshiron të më takojë. Ndërsa unë përkundrazi dua ta takoj me dëshirë. Jam kurioz e kokëfortë me shpresën për ta kthyer në rrugë të mbarë."

Në ditën e mbërritjes së Matteo Salivnit në Venecia një grup të rinjsh të qëndrave sociale kanë protestuar duke varur në urën Rialto, simboli i qytetit të Venecias, parrullën "Salvini not welcome".

/Ora News.tv/