Maskat të detyrueshme në publik, Spanja zgjat gjendjen e emergjencës deri më 6 qershor

Maskat të detyrueshme në publik, Spanja zgjat gjendjen e

Spanja ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 6 qershor, ndërsa në publik është e detyruar mbajtja e maskës. Ndonëse kanë qenë të izoluar për më shumë se dy muaj, qytetarët po tregohen bashkëpunues dhe të duruar.

Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së Covid-19 do të zgjasë në Spanjë tani më 6 qershor, ndërkohë për qytetarët tani është e detyruar mbajtja e maskës në publik. Zgjatja e gjendjes së emergjencës i ka zemëruar në përgjithësi spanjollët dhe ka ulur mbështetjen popullore të kryeministrit Pedro Sanchez.

Masat shtrënguese e kanë bërë më të vështirë jetën për qytetarët dhe bizneset në Madrid. Megjithatë qytetarët thonë se do t’i zbatojnë masat për të parandaluar infektimin.

"Deri tani po shkon mirë, unë nuk janë i frikësuar nga virusi. Tani nuk më bëhet vonë dhe maskën e heq kur e shoh të arsyeshme, por mendoj se duhet për të mbrojtur të tjetër në çdo tast,” thotë Juan Jose, një banor i Madridit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se mbajtja e detyruar e maskës shërben për të këputur zinxhirin e transmetimit.

"Ditët e para janë gjithmonë të vështira, sidomos për të shprehur empatinë me kolegët. Tani kanë filluar të vijnë dhe klientët e parë dhe besoj se shumë shpejt do t’i kthehemi normalitetit,” thotë Pedro Gallego pronari i një dyqani të vogël.

Pjesërisht autoritetet kanë hequr kufizimet dhe kanë lejuar daljen e fëmijëve nëpër parqe dhe hapjen e disa dyqaneve apo plazheve, por në fuqi mbetet karantina e detyruar për udhëtarët që vijnë nga jashtë.

Spanja është një prej vendeve europiane të prekur më rëndë nga pandemia dhe deri tani ka regjistruar rreth 28 mijë vdekje nga koronavirusi, ndërkohë ditët e fundit numri ditor i viktimave ka rënë nën 100.

EMISIONET