Maskat grabisin një dyqan në Vlorë

Maskat grabisin një dyqan në Vlorë

Një grabitje me maska ka ndodhur mbrëmjen e sotme (14 dhjetor) në lagjen "Pavarësia 2" në Vlorë pranë pallatit të Aleksandrisë.

Raportohet se tre persona kanë grabitur një dyqan telefonash dhe me pas janë larguar.  Raportohet se autorët kanë marrë 12 telefona celularë.

Policia ka kapur dhe shoqëruar njërin nga autorët i cili është shtetas minoren.

Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET