Mashtruan 14 mijë njerëz duke u zhvatur 400 000 dollarë

Mashtruan 14 mijë njerëz duke u zhvatur 400 000 dollarë

Njerëzit që hapën kuletat e tyre për të ndihmuar një veteran të pastrehë nga Filadelfia po marrin mbrapsht paratë e tyre, që u rimbursuan para Krishtlindjes.

Mashtrimi në GoFundMe u zbulua dhe në "rrjetën" e trios kishin përfunduar 14 mijë persona, të cilët derdhën një shumë totale prej 400 mijë dollarësh.

Veterani, Johnny Bobbitt, 35 vjeç, Katelyn McClure dhe ish-i dashuri i saj, Mark D'Amico, dyshohet se krijuan një tregim të rremë për Bobbittin.

Në tregimin e tyre, thuhet që veterani i pastrehë kishte dhuruar 20 dollarët e fundit për gruan në mënyrë që ajo të blinte gaz.

Ndërsa GoFundMe zakonisht mban 2.9 për qind dhe një shtesë prej 30 cent për transaksion, kompania tha se të gjitha paratë përfshirë kostot e transaksionit do t'u kthehen donatorëve.

Më parë këtë muaj një gjykatës lëshoi Bobbitt nga burgu në pritje të gjykimit përfundimtar.

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës ranë dakord në një seancë gjyqësore që Johnny Bobbitt të lihej i lirë dhe të kthehej në apartamentin e tij në Filadelfia nën monitorim elektronik.

Bobbitt akuzohet për disa vepra si për vjedhje dhe mashtrim.

EMISIONET