Masat kundër aksidenteve, Tola: Shkeljet më të shpeshta, shpejtësia dhe konsumimi i alkoolit

Masat kundër aksidenteve, Tola: Shkeljet më të shpeshta,

Në një kohë që ndodhemi në sezonin turistik, rrugët e vendin vijojnë të kenë problematike për sa i përket trafikut të rënduar dhe aksidenteve. Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola bën të ditur akset më problematike në vend, dhe masat që janë marrë për mbarëvajtjen e sezonit. Tola teksa i bëri apel drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregulla të qarkullimit rrugor, pohoi se në rrugët e vendit duhet shtuar sinjalistika rrugore për parandalimin e aksidenteve. 

Ashtu si çdo vit, edhe gjatë këtij sezoni turistik, në disa prej rrugëve të vendit vijojnë problematika për sa i përket qarkullimit të automjeteve dhe trafik të rënduar.

Akset më problematike sipas Drejtorit të PolicisëR janë rrugët që të çojnë drejt destinacioneve turistike, ndërsa plani i masave është hartuar që në muajin prill dhe maj.

Për të garantuar sigurinë e mjeteve policia rrugore ka angazhuar edhe shërbime shtesë, pasi shkeljet më të shpeshta gjatë kësaj kohe janë shpejtësia dhe konsumimi i alkoolit.

Tola u shpreh ndër të tjera, se një risi e këtij sezoni ka qenë edhe dërgimi i gjobave në adresën e shkelësit.

Sa për aksidentet rrugore, Tola shtoi se ky 6 mujor, krahasuar me atë të një viti më parë kanë shënuar ulje, por nevojitet dhe përmirësimi i sinjalistikës rrugore, për ti parandaluar këto përplasje që shpesh herë rezultojnë fatale.

Teksa drejtori Tola jepte një intervistë për gazetarët, në autostradën Tiranë-Durrës, pa krahëve të tij  u regjistrua një aksident, fatmirësisht vetëm me dëme të vogla materiale.



EMISIONET