Skenat emocionale jashtë një xhamie në Zelandën e Re kanë prekur zemrat e gjithë njerëzve në mbarë botën.

Kryeministrja e vendit u shfaq duke përqafuar turmat e njerëzve të mbledhur për tu bërë homazh 50 viktimave në dy xhamitë.

Homazhet u zhvilluan disa ditë pas masakrës mbi besimtarët myslimanë gjatë namazit të së premtes.

Jacinda Ardern vizitoi xhaminë e Kilbirnie për të ngushëlluar të prekurit nga ngjarja tragjike dhe mbante një shami në kokë për të respektuar besimtarët myslimanë. 50 besimtarë përfshirë fëmijë, një kirurg zemre dhe një sportist, u vranë gjatë lutjes.

Supremacisti i bardhë, Brenton Tarrant, 28 vjeç, transmetoi Live sulmin në Facebook. Ai vrau myslimanët duke përdorur katër armë në dy xhami në Christchurch.

/Ora News.tv/