Këngëtarja Kida ka publikuar projektin e saj muzikor për këtë sezon veror. "Mas" është kënga ritmike që i dedikohet dashurisë me një djalë, e cila kishte marrë fund por po rikthehet sërish.

Kida njihet për stilin e saj të vecantë dhe këtë herë ka eksperimentuar me flokët. Në disa momente të këngës, këngëtarja është shfaqur me një maskë në fytyrë, të cilën e ka krijuar nëpërmjet flokëve.

Kënga është e ngjashme me ritmet arabe, gjë të cilën e ka treguar vetë Kida me disa kërcime.

/Ora News.tv/