"Martohu se ka letra italiane", këngëtarja tregon si i rezistoi martesës 10 vite

"Martohu se ka letra italiane", këngëtarja tregon si i

Historia e Julkës me Andin ka nisur para shumë vitesh, por martesa erdhi 10 vite pas lidhjes. Njerëzit insistonin që këngëtarja të martohej me DJ Andin se kishte letra italiane, por ajo nuk e donte këtë gjë.

Në intervistën për "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, zbuloi se u tregua e duruar dhe e fituar. Propozimi për martesë i erdhi pas 10 vitesh, kur edhe do të bëhej nënë për herë të parë.

Për Julkën, pritja ia vlejti sepse në propozim përjetoi një emocion të madh dhe të bukur.

Rudina Dembacaj: Pas sa vitesh u martuat?

Julka Gramo: Ne nuk është se bëmë martesë. Unë nuk është se kam besuar ndonjëherë tek martesa. Kishte dhe nga ata që më thonin, "Martohu mi, se ka dokumenta italiane". Unë i thoja, po ci dua. Edhe mamaja vet më thoshte, "Po pse nuk martoheni?". Unë i thoja, "Unë të martohem për letra, asnjëherë". Sigurisht ne ishim të dashuruar, por konotacioni që i jepnin disa njerëz.

 Unë tani mund të kisha pasaportë italiane, por kur të vijnë mendtë, s'ti hanë as qentë.

Rudina Dembacaj: Pas sa vitesh erdhi Iani?

Julka Gramo: Iani erdhi pas 10 vitesh, kur ai vërtetë më propozoi për martesë. Kur unë bëja 30 vjec, gjatë darkës nxjerr një gjë dhe mban një fjalim shumë të bukur, që na emocionoi të gjithëve. Ndërkohë që nuk kishte qenë këtu, kishte qenë në Itali. 

Në bashkëpunim me shoqen time Jonidën, i kishin bërë në fshehtësi të gjitha. Kishin marrë unazën, masat, kishin porositur dhe ishte moment shumë i bukur. Dhe i thashë, prita prita, por ja, më propozove tamam, sic duhet. Ja vlejti pritja se ishte një emocion shumë i bukur. Ditën e nesërme, packa se kishim shumë vite me njëri-tjetrin dhe bashkëjetonim, ishte një ndjesi shumë e bukur. Kurrë nuk e kam pas thënë burri apo gruaja, nuk e di pse kjo fjala më bezdis shumë. Edhe sot e kësaj dite qeshim kur them, "Ky është Andi, i dashuri im." "Si the mi, si the?" (Ia kthen ai.) kemi 20 vjet bashkë, kemi kalama, por është i dashuri. Të dashur e konsideroj akoma. Ndonjëherë kur jam me nerva, i them dhe burrë.

EMISIONET