Martohu me të! Fansat i gjejnë "burrë" Kendall Jenner

Fai Khadra ishte shoqëruesi i Kendall Jenner për dasmën e Justin dhe Hailey Bieber. Vetë modelja publikoi një fotografi me të duke sqaruar se nuk janë të lidhur, thjesht shoqërojnë njëri-tjetrin për këtë ceremoni të miqve të përbashkët.

“Ne nuk jemi të lidhur, ai është thjesht shoqëruesi im”, shkruajti Kendall në Instagram duke shtuar një zemër të zezë.

Por pas kësaj poze, “shpërthyen” komentet se Kendall dhe Fai duhet të martohen bashkë. Mbetet për tu parë nëse modelja do i japë rëndësi kërkesave të fansave.

EMISIONET