Martohet Cristiano Ronaldo, zbulohen detaje nga ceremonia private

Cristiano Ronaldo është martuar në fshehtësi me të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Sipas revistës “Novella 2000”, ata janë kurorëzuar në Marok në një ceremoni private me miq dhe të afërm.

Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lajmin e partesës, por burime pranë çiftit thonë se ylli i Juventusit ka bërë disa ndryshime në testament që të jetë i mbrojtur nëse lidhja e tyre arrin në krizë deri në ndarje.

Futbollisti dhe modelja nisën lidhjen në vitin 2016 dhe pas një viti u bënë prindër të Alana Martinas. Vogëlushja është fëmija i vetëm i çiftit, ndërkohë që gëzojnë dhe tre të tjerë që erdhën në jetë nga një nënë surrogate, djalin Cristiano Ronaldo Jr; binjakët Eva María dos Santos e Mateo.

EMISIONET