"Martesa është budallallëk", aktorja shqiptare zbulon të vërtetën e historisë

"Martesa është budallallëk", aktorja shqiptare zbulon

Aktorja e njohur Niada Saliasi  ka folur shumë shpesh për faktin se është ende beqare. E ftuar në emisionin 'Late Night Show' në Ora News u shpreh se ende nuk ka gjetur partnerin e duhur.

Ndërsa në media qarkullon lajmi se aktorja ka tha thënë se martesa është budallallëk, Niada sqaroi të vërtetën e historisë.

Niada Saliasi: "Shpeshherë në marrjen e vendimeve duhet të mendohesh gjatë. Dhe kam thënë që nëse ti kërkon të martohesh, mjafton të mos mendosh gjatë për të marrë hapin se po u mendove gjatë nuk do e marrësh kurrë vendimin. Thashë që martesa është moment budallallëku, të mos e mendosh çfarë vjen pas por ta shijosh duke e konkretizuar. Dhe unë nuk mund ta mendoj si të tillë përderisa kam lindur nga dy prindër që duhen dhe e kam familjen e shenjtë. Sikurse e kam familjen time të shenjtë nuk mund ta them kurrsesi për njerëzit e tjerë që kanë krijuar një martesë se është budallallëk."

Kastro Zizo: Je në kërkim të burrit?

Niada Saliasi: Jam në kërkim të familjes. Nuk e kam menduar ende sa fëmijë dua, thjesht të jenë të shëndetshëm.

Kastro Zizo: Po duhet të gjesh burrin në fillim

Niada Saliasi: Jo ka edhe forma të tjera (qesh). O zot çfarë broçkullash po them

EMISIONET