Marrin përsipër 'hallet e femrave', ja studentet 21-vjeçare që duan të ndryshojnë mentalitetin në Shqipëri

Leolida Xhufi dhe Joana Beja janë dy studente nga Berati që ka ndërmarrë një nismë të madhe për të ndihmuar femrat e diskriminuara apo të dhunuara në Shqipëria. Ato kanë krijuar lëvizjen feministe "Pink Movement" që u vjen në ndihmë të gjitha vajzave që kanë nevojë.

Të ftuara në emisionin 'Late Night Show" në Ora News, Leolida dhe Joana thanë se femrat në vendin tonë hasen me shumë probleme dhe se nisma e tyre konsiston në motivimin e vajzave.

Leolida Xhufi: Diskriminimi tek femrat fillon që në momentin që lind. Kam shumë probleme të femrave në Shqipëri dhe menduam që të marrim një nismë ose të paktën të ngremë zërin. Ne kemi filluar dhe motivojmë vajzat.

Joana Beja: Ne u japim ndihmë psikologjike vajzave që kanë nevojë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ato shtuan se pjesa më e madhe e femrave në Shqipëri nuk i dinë të drejtat e tyre.

Leolida Xhufi: Shkojmë në auditore në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe flasim për barazinë gjinore, për të drejtat tona, për diskriminimin që na ndodh. Ato japin idetë e tyre normalisht.

Joana Beja: Shumica e femrave nuk dinë as të drejtat e tyre me ligj. E drejta pronësore për shembull.

Leolida Xhufi: E drejta pronësore në Shqipëri shkelet. Shumica e grave dhe vajza nuk marrin asgjë nga trashëgimina e prindërve të tyre sepse i merr vëllai.

Joana shtoi se problematika më e theksuar tek femrat është mungesa e vetëbesimit.

Joana Beja: Problematika e vajzave është vetëbesimi. Nuk i dinë të drejtat e tyre. Dinë se duhet të jenë gjithmonë poshtë mashkullit, se është burri ai që komandon shtëpinë dhe kudo. Pavarësia ekonomike, mosarsimimi janë problem, gjithashtu martesat e hershme, që lindin në moshën e adoleshencës, sidomos në zonat rurale. Në veri dhuna është më e përhapur tek femrat.

Ndërsa u shprehën se "Pink Movement" nuk ka asnjë lloj suporti nga Partitë politike.

"Ne vetëfinancohemi,"-shtuan studentet.

EMISIONET