Marrin fund dilemat, Kukësi zgjedh stadiumin pritës për duelin me Partizanin
Pas kombëtares shqiptare dhe derbit të kryeqytetit, stadiumi i ri kombëtar "Air Albania Stadium" është gati të hap sërish dyert.
Këtë e konfirmon ky njoftim i klubit të Kukësit, që zbulon se ka arritur akordin me Federatën Shqiptare të Futbollit për të luajtur në stadiumin e ri takimin e 26 janarit përballë Partizanit.
Një 90 minutësh që "hap" siparin e fazës së dytë të Kategorisë Superiore dhe që pritet të vendos shumë për fatet e dy skuadrave sa i përket objektivave të fillim-sezonit.
"Njoftim i Klubit! FK Kukësi ka arritur të gjej një akord me Federatën Shqiptare të Futbollit që ndeshja kundër FK Partizanit të luhet në "Air Albania" Stadium!Për informacione për çmimin e biletave dhe të tjera do të njoftohen në ditet në vijim!," thuhet në njoftimin e klubit verilindor.
Sfida mes Kukësit dhe Partizanit është e vlefshme për javën e 19-të të Superligës. Pas 17 takimeve të para, verilindorët kryesojnë tabelën me 31 pikë, tre më pak se Partizani i vendit të katërt.