Marrin fund aventurat e Higuain, argjentinasi rikthehet në bazë

Marrin fund aventurat e Higuain, argjentinasi rikthehet në bazë

Gonzalo Higuain nuk i bën punë as Chelsea.

Pas huazimit te Milani, i cili rezultoi i dështuar, sulmuesi argjentinas nuk ka mundur të bind as drejtuesit londinez. Skuadra blu ka njoftuar largimin e Higuain drejt Juventusit, pasi nuk vendosi të shfrytëzojë opsionin për blerjen përfundimtare të sulmuesit 31 vjeçar nga kampionët e Italisë.

Higuain udhëtoi drejt Londrës gjatë merkatos së janarit, por Chelsea nuk preferoi të shpenzojë as 9 milionë euro të tjera për ta mbajtur në huazim dhe për një vit dhe as për blerjen përfundimtare për 36 milionë euro.

Një situatë që detyron argjentinasin që të kërkojë një skuadër të re, me Juventusin që është "full" në repartin e avancuar. Gjithsesi, fakti që bardhezinjtë drejtohen nga ish-trajneri i tij në dy raste, Maurizio Sarri, e bën Higuain që të besojë te një akord me Juventusin për të qëndruar në skuadër.

EMISIONET