Marrin detyrën edhe 6 kryebashkiakë të rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit

Marrin detyrën edhe 6 kryebashkiakë të rinj të dalë nga

Ndërsa partitë opozitare kërkojnë regjistrimin në zgjedhjet e 13 Tetorit, të hënën në 6 bashki në vend janë betuar kryebashkiakët e dalë nga 30 qershori.

Në bashkinë e Vorës është betuar kryebashkiaku socialist Agim Kajmaku, pas 4 viteve në drejtim të demokratit Fiqiri Ismaili.

Kalimi i bashkisë nën pushtetin e të majtës është zhvilluar qetësisht, pa krijuar incidente apo rezistencë nga ish-kryebashkiaku demokrat.

Këshilli bashkiak i Vorës përbëhet nga 21 anëtar, 18 prej të cilëve janë të PS. Bindja Demokratike ka fituar vetëm 1 këshilltar, ashtu si partia e gjelbër dhe Ardhmëria.

Pas konsitutimit të 21 këshilltarëve me në krye Gëzim Xhafën në bashkinë e Bulqizës, është betuar dhe kryebashkiaku socialist Lefter Alla.

E njëjta situatë është paraqitur dhe në bashkinë e Delvinës, në krye të të cilës u vendos Majlinda Qilimi.

Në bashkinë e Himarës u betua kryebashkiaku Jorgo Goro, ndërsa në bashkinë e Mirditës, socialisti Ndrec Dedaj nisi mandatin e tij të dytë.

Në Krumë ish-kryetari Adem Lala i dorëzoi stafetën pasardhësit Liman Morina në prani edhe të prefektit të Kukësit.

EMISIONET