Berisha: Marrëveshja me Greqinë tradhti kombëtare, reagon Balla

Berisha: Marrëveshja me Greqinë tradhti kombëtare, reagon Balla

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka marrë të mirëqenë deklaratën e ministrit grek të Mbrojtjes, që një ditë më parë tha se vendi i tij së shpejti do të zgjerojë kufijtë detarë. Ky zgjerim tha Berisha do të bëhet në kurriz të Shqipërisë dhe për këtë bëri përgjegjës grupin negociator për marrëveshjen e detit, e cila sipas tij është mbyllur në favor të fqinjve, me zonën ekonomike të falur.

Berisha: Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra, kujt i bëjnë?! Shefave të tyre, ndër tyre Edi Ramës dhe Ditëzi Bushatit. Çfarë ndodh brenda delegacionit?!

Një i pafytyrë që quhet skapi dhe agjenti Muçollari në hijë arrijnë gjersa të falsifikojnë dhe minutat e diskutimeve, arrin të nënshtrojnë, të bindin për të firmosur gjërat pasi janë hequr, gjerat që janë deklaruar aty.

Kurse nga Edi Rama anëtarët e delegacionit marrin kërcënime për largime imediate nga puna.

Palën negociatore të Shqipërisë e udhëheqin ty persona secili më i zi se tjetri , skapi famos dhe spiuni Mucollari i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë.

Për të përforcuar bindjen tuaj, u ftoj të lexoni edhe deklaratën e Kamenosit, i cili është një ministër ekstremist antishqiptar, i cili informonte se do të zgjerojnë ujrat territoriale, natyrisht në kurriz të shqiptarëve dhe për rrjedhojë edhe zona ekonomike.

Kjo është e vërteta e heshtjes kriminale, e aktit të tradhtise kombetare që po konsumohet këto ditë dhe kjo është një nga shkaqet e grushtetit të shtetit brenda shtetit, pasi sic e dini marrëveshja detyrimisht duhet të kalonte në Gjykatën Kushtetuese. Por tani kryekushtetuesi i vendit eshte bere Edi Rama dhe Bushati, qe firmosi një marrëveshje anti kombetare.

Aparaturat e blera për matje, në mënyrë absolute nuk janë vënë në punë, sepse autoritet greke kanë thënë nuk ka asnjë diskutim. Ndërkohë që nga Presidentit i është lëshuar ministrit që të fillojë negociatat, meqë pala greke deklaron se nuk ka negociata, çakejtë bëjnë sikur negociojnë. Situatë më dramatike nuk ka ekzistuar ndonjëherë.

Në replikë me Berishës, kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se çështja e kufirit me Greqinë është një makth për Berishës.

Balla: I them shumë qartë, makthi yt Sali për marrëveshjen me Greqinë nuk të shpëton dot. I vetmi tradhtar për marrëveshjen me Greqinë je ti Sali.

Një ditë më parë ministri i Mbrojtjes i Greqisë tha se vendi i tij do të zgjerojë kufijtë detarë, por pa specifikuar hapësirën konkrete. 



EMISIONET