Marrëdhëniet me Metën? Rama: Të mira deri kur shkruan letra
Në Tonight Ilva Tare, kryeministri Rama i përshkroi si të mira marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, deri kur ky i fundit shkruan letra.
Tare: Si janë marrëdhëniet me Presidentin e Republikës, zotin Meta?
Rama: Marrëdhëniet janë normale, sipas meje. Nuk ka asgjë të veçantë. Kuptohet mes meje dhe tij. Kur shkruan letra pastaj, marrëdhëniet ndryshojnë.
Tare: E keni fjalën për letrën drejtuar presidentit Trump?
Rama: Kur shkruan letra përgjithësisht.
Tare: Dhe si ka ndryshuar?
Rama: Kalojmë në temat e qeverisjes, nuk jam këtu për të folur për marrëdhëniet. Marrëdhënie normale. Si President është duke bërë detyrën e tij dhe duke lënë të kuptohet se boshllëku që ka lënë aty ku ishte është katastrofik.