Markel Capo, është piktori që premton shumë në artin e tij. I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, në Rtv Ora, ai ka folur për ekspozita e titulluar “Kurorë Guri”. Ku ajo që të binte në sy në pikturat e Capo ishin femrat shqiptare të cilat kanë shënjuar historinë si simbole të rezistencës që nga Rozafa e deri tek Argjiroja. “Pikturat - thotë Capo, - tregojnë së gruaja shqiptare, është e aftë të mbajë mbi supe shkëmbinj, me vite e me shekuj.

E denjë të lëvizë botën dhe të rishkruajë historinë, të thyejë gurin dhe t’i japë formë duke e shndërruar në një kurorë simbol të sakrificës së saj, janë disa nga tiparet karakteristike të cilat erdhën mbrëmjen e djeshme për publikun nën penelin e piktorit të ri Markel Capo.

/Ora News.tv/