Mark Zuckerberg pranon rritjen e taksave në Evropë

Mark Zuckerberg pranon rritjen e taksave në Evropë

Shefi Ekzekutiv i Facebook (FB.O) Mark Zuckerberg pranon të paguajë më shumë taksa në vende të ndryshme, duke cituar fragmente të një fjalimi që ai do të mbajë të Shtunën .

"Ne e pranojmë që [reformat] mund të nënkuptojnë se duhet të paguajmë më shumë taksa dhe ta paguajmë atë në vende të ndryshme nën një kornizë të re," pritet të thotë Zuckerberg në një fjalim në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

"Unë e kuptoj që ka zhgënjime se si kompanitë e teknologjisë tatohen në Evropë. Ne gjithashtu duam reformë tatimore dhe unë jam i kënaqur që OECD po e shikon këtë, raportoi Politico.

Facebook edhe kompani tjetër janë akuzuar vazhdimisht se nuk kanë paguar shumën e duhur të taksave në shtetet ku veprojnë.

Zyrtarët qeveritarë ranë dakord të negociojnë rregulla të reja për atë se ku duhet të paguhet taksa dhe çfarë pjese të fitimit duhet të tatohet kur bizneset e mëdha dixhitale nuk kanë një prani fizike në treg.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se planifikon të prezantojë taksa të reja për shërbimet e saj digjiale në muajin prill, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së.

Nëse merret ky vendim, Mbretëria e Bashkuar mund të përfitojë deri në 500 milionë dollarë brenda vitit.

Franca në anën tjetër është pajtuar për të shtyrë vënien e taksave në shitjet digjitale deri në fund të vitit, duke shtyrë kështu edhe arritjen e një marrëveshjeje globale.

Zyrtarët amerikanë për tregti kanë thënë se kompanitë amerikane po shënjestrohen padrejtësisht në Evropë.

Në shenjë hakmarrjeje, Uashingtoni ka kërcënuar me vënien e tarifave në disa produkte ushqimore franceze.

EMISIONET