Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka reaguar për deklaratën e Mario Dedivanovic.

Në eventin "American Influencer", grimieri pranoi publikisht për herë të parë se ka prirje homoseksuale.

Albëria e konsideroi personazh ikonë dhe tepër të vecantë, duke i dhënë një mesazh tepër të fortë që të dojë akoma më shumë veten.

"Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai të bëri ty qenien më të bukur ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Jam shumë krenare për ty", shkruajti Albëria.

/Ora News.tv/