Marc Marquez shpallet kampion bote, 1 titull larg legjendës

Marc Marquez shpallet kampion bote, 1 titull larg legjendës

Marc Marquez triumfoi në Çmimin e Madh të Tajlandës për tu kurorëzuar kampion Bote në MotoGp për herë të tetë në karrierën e tij.

Spanjolli fitoi garën e tij të nëntë këtë sezon, pasi parakaloi Fabio Quartararo në xhiron e fundit.

Francezi 20-vjeçar ruajti pozicionin e parë për pjesën më të madhe të garës, por Marquez, me nuhatjen e një kampioni të vërtetë sulmoi fort në katër xhirot e fundit, presing që iu shpërblye.  

Edhe pse në moshën 26 vjeçare, Marquez bashkohet me yjet të këtij sporti, teksa është vetëm një titull larg barazimit me Valentino Rossin, që numëron nëntë triumfe.

EMISIONET