Marc Anthony deklaratë për Jennifer Lopez: Ka vetëm dashuri mes nesh

Këngëtari Marc Anthony vazhdon të ruajë respektin dhe dashurinë për ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez.

Të dy vazhdojnë të kujdesen bashkërisht për fëmijët e tyre.

Anthony dhe Jennier shoqëruan së bashku vajzën 11-vjeçare Emme në një koncert në shkollë.

Dhe këngëtari ndau një foto në rrjetet sociale ku të tre ishin të kapur për dore.

“S’ka asgjë tjetër veçse dashuri midis nesh,”- shkroi ai në përshkrimin e fotos.

Çifti u na në vitin 2014 por nuk ka asnjë mëri mes tyre.

Secili ka vazhduar jetën e tij.

Jennifer është fejuar me Alex Rodriguez dhe po shkojnë drejt martesës. Madje aktorja ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë me të.


EMISIONET