Maratona e Tiranës, flet koordinatorja: Garuan 2500 atletë nga 42 vende të botës, ja sa kushtoi regjistrimi

Maratona e Tiranës, flet koordinatorja: Garuan 2500 atletë nga 42

Ditën e sotme, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë u zhvillua Maratona e kthyer në traditë tashmë. E ftuar në "Ora Sport" në Rtv Ora, Deborah Keci tregoi se në këtë garë morën pjesë 2500 atletë nga 42 vende të botës. Ndër të tjera, Keci zbuloi edhe koston e regjistrimit në këtë garë.

"Ishin 2500 garues nga 42 vende të botës. Maratona e Tiranës nuk është vetëm një eveniment që promovon jetën, por Tiranën. Teksa vrapoja, më mbusheshin sytë me lot, pasi Tirana nuk kishte ndryshim nga asnjë qytet tjetër në botë. Unë kam garuar edhe jashtë vendit. Këtë vit i kishim lënë hapësira dhe të garonin në grup, që garonin për kauza të ndryshme.

Kosto për regjistrim? Për garën 10 kilometra ishte çmimi për 6 euro, ndërsa për garën e 21 kilometrave ishte çmimi 10 euro. Të gjithë të ardhurat që kanë ardhur, ashtu siç vitin e kaluar janë dërguar për personat në nevojë," tha mes të tjerash Keci.

EMISIONET