Manjola, tjetër grua që u vra nën "urdhrin e mbrojtjes"

Manjola, tjetër grua që u vra nën "urdhrin e mbrojtjes"

Manjola Cuku, 33 vjeçarja e vrarë në banesë nga bashkëshorti i saj Lulzim Cuku ishte viktima e radhës e dështimit të sistemit të mbrojtjes së viktimave të dhunës.

Gruaja kishte marrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata e Durrësit, pasi bashkëshorti 45 vjecar e dhunonte.

Ky i fundit u shfaq në gjendje të rënduar psiqike dhe i braktisur nga familjarët në seancën ku u mor masa e sigurisë arrest me burg deri në fund të hetimit

Gjyqtarit iu desh ti tërhiqte shpesh herë vëmendjen për të marrë përgjigje edhe për gjeneralitetet e 45 vjeçarit që siç pranoi ka qenë edhe më parë i dënuar për një konflikt familjar.

Në dëshminë e tij, për vrasjen, Cuku tha se kishte dyshime se bashkëshortja e tradhëtonte  dhe ai kishte kërkuar që ta merrte në Greqi, por kjo e fundit nuk kishte pranuar.

Por pretendimet  për tradhëti, mohohen nga familjarët e gruas, të cilët thonë se sherrin mes çiftit e nxiste vëllai i 45 vjeçarit, që sipas tyre kërkonte largimin e tyre në Greqi që të merrte shtëpinë

Detaje tronditëse për krimin e 2 shkurtit ka zbardhur në dëshminë e më e madhja e tre fëmijëve që u gjetën të mbuluar në gjak pranë trupit të nënës.

Sipas dosjes së prokurorisë, 10 vjeçarja ka thënë i ati e dhunonte vazhdimisht nënën, ndërsa natën e krimit e tërhoqi dhe i dha fund në tualetin e banesës.

EMISIONET