Manjani: Malaj nuk shkarkohet pse nuk pranon zbatimin e urdhrave që jepen me sms

Manjani: Malaj nuk shkarkohet pse nuk pranon zbatimin e urdhrave që jepen

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të tij publike.

Lidhur me këtë rast nëpërmjet një postimi në facebook ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Manjani shkruan se Malaj është një qytetar i denjë dhe ka kontribuar vetëm mbi parime sa i përket politikës.

“Arben Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti. Ka kontribuar në politikë vetëm mbi parime.
Beni futet tek politikanët që nuk bëjnë kompromise politike në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë.
Nuk ka bërë kompromise kur ishte pranë qypit me mjaltë të qeverisë, jo më sot që ofrohet vetëm qypi me mut”.

Më tej Manjani shkruan se ligjërisht Malaj nuk mund të shkarkohet vetëm pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

“Jam 1000% i bindur që Beni është në anën e të drejtës dhe se ato probleme që Ai ngre janë shqetësime reale të tregut financiar e bankar në këtë vend.
Treg gjithsesi i deformuar rëndë nga presioni i informalitetit që buron nga krimi i organizuar.
Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.
Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris!”

EMISIONET