Manjani: Është vënë në dyshim pluralizmi politik, mos kërkoni ju të funksionojë SPAK, prokuroria e gjykata

Manjani: Është vënë në dyshim pluralizmi politik, mos

Ylli Manjani, ka debatuar me gazetaren Sonila Meço në emisionin “Tempora”, në lidhje me situatën politike në vend.

Manjani, duke i kthyer përgjigje Meços, ka thënë se në momentin që vihet në dyshim pluralizmi politik atëherë nuk mund të shpresojmë që të funksionojë as SPAK-u, as prokuroria apo gjykata.

Meço: Është e vështirë për opozitën pa drejtësi.

Manjani: Pse ca i duhet opozitës drejtësia. Opozitës i duhet data e zgjedhjeve, kaq. 

Meço: Ne gazetarët nuk flasim dot se fillon paketa antishpifje, ai qytetari nuk shprehet dot, ne vetë e kemi diskutuar, të hyn policia pa mandat. Sigurisht në një mungesë të një drejtësie të gjithë jemi të intimidueshëm. Ku e dimë ne që në këto kushte mungese drejtësie edhe po të shkojmë në zgjedhje, përsëri nuk do të kemi kastën që i shërben kësaj filozofie.

Manjani: Standarti që vendose tani është i lartë, për kushtet që ofrojmë ne. Do ta ulim nivelin e debatit se s’kemi çfarë të bëjmë. Se po e mbajtëm standardin aty ku ti e vendose, duhet të dalim nga kjo studio dhe t’i fusim një të ikur në Gjermani si shumica dhe të shpëtojmë. Se unë nuk shoh zgjidhje tjetër. Ta ulim pak që të fillojmë të japim një cikë shpresë. Të kthemi te baza. Është vënë në dyshim pluralizmi politik, viti 1990, këtu jemi. Kur vihet në dyshim pluralizmi politik mos kërkoni ju të funksionojë SPAK-u, prokuroria, gjykata,  apo administrata, nuk funksionojnë këto, janë zero.

EMISIONET