Tregu i kursit të këmbimit është një treg dhjetëra trilion dollarësh e për pasojë një manipulim. Qoftë edhe me disa qindarka sjell fitime prej qindra-mijëra dollarësh. Një pjesë e mirë e institucioneve tregëtuese kanë shfrytëzuar dobësitë e këtij sistemi për të përfituar sasi të mëdha parash. Tregu i kursit të këmbimit qarkullon rreth 5 trilion dollarë në ditë, apo e thënë ndryshe rreth 100 herë më shumë sesa sasia mesatare në bursën e Nju Jorkut. Në këtë treg institucione apo dhe individë të caktuar mund të vënë bast për ndryshime të vogla të kursit, duke përfituar miliona dollarë fitime. Kursi i këmbimit i bankave vendoset nga institucione të caktuara megjithatë duket se një pjesë e këtyre bankave kanë marrë informacione konfidenciale për kursin e ardhshëm, çka ka çuar në fitime kolosale. Gjatë ditës së mërkurë, rregullatorët globalë vendosen gjoba deri në 3.4 milion dollarë për pesë nga institucionet më të mëdha bankare ku përfshihen RBS, HSBC, JPMorgan Chase, UBS dhe Citibank, pasi kanë dështuar që të parandalojnë manipulimin e kursit të këmbimit në tregjet globale. 5 Manipulimi i kursit në këto tregje shkaktoi probleme në tregun prej 5 trilion dollarësh në ditë dhe çoi në largimin apo pezullimin nga detyra të qindra ndërmjetësve financiarë.

/Ora News.tv/