Kryeprokurori i ri, Basha: E keqja do dështojë e mira do fitojë, Berisha hesht

Kryeprokurori i ri, Basha: E keqja do dështojë e mira do fitojë,

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,  i qëndron vendimit se nuk mund të ketë një Prokuror të Përkoshëm e për më tepër të zgjidhet me votim të thjeshtë vetëm nga mazhoranca. Kjo u la të kuptohet në një prononcim të shkurtër për mediat, kur tha se "e mira do të triumfojë nga e keqja". Ndërkohë i pyetur nga mediat, ish kryemsinitri Sali Berisha, nuk dha nje përgjigje direkete, por duket se nuk i pëlqen ideja  që Basha të ulet me Ramën për një pakt kombëtarë.

Tirane- Pavarësisht thirrjes së kryemisistrit për të zgjedhur bashkë me opozitën kryeprokurorin e  përkohshëm, mazhoranca ka nisur e vetme procedurën për kreun e ri të akuzës. Basha, i qëndron vendimit se nuk mund të ketë kryeprokuror të përkohshëm, ndërsa përdori këtë shprehje të vjetër.

Lulzim Basha: E keqja është e destinuar të dështojë e mira do të fitojë. Gëzuar 8 dhjetorin!"

Por ndërkohë i pyetur nga mediat, Ish kryeministri Sali Berisha, nuk u shpreh direkt për thirrjen e kryeministrit për një pakt kombëtar me opozitën për integrimin, por duket se kjo atij nuk i pëlqen.

Sali Berisha: "Sot unë këtu kam takim vetëm me ata që dolën në 1990 në një betejë epike me diktaturën më të egër dhe liderin e tyre Azem Hajdari"

Një ditë më parë komisoni i ligjeve vetëm me votat e mazhorancës miratojë nisjen e procedurës ëpr emërimin e një prokurori të përkoshëm, deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucion ky që me reformën e re në drejtësi ka për detyrë të zgjedh kreun e akuzës.

Nga sot është e hapur gara për kryeprokurorin. Kandidatet mund te dorezojne dokumentet deri në 12 dhjetor. 

Pas aktivitetit të organizuar me rastin e Ditës së Rinisë, kreu i PD-se, Lulzim Basha dhe ish kryetari i PD-se Sali Berisha dhe drejtues të Fondacionit Konrad Adenauer por dhe mbështetës të tjerë të PD-së bënë homazhe para bustit të Azem Hajdarit.

EMISIONET