Manchester United është në shitje.

Rezultatet e fundit kanë ndikuar tek pronarët aktual të "Djajve të Kuq", me familjen Glazer që po përballet fort me protestat e tifozëve. Mediat angleze thonë se së fundi, miliarderi amerikan ka refuzuar ofertën prej 4 miliardë dollarë nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman.

Klubi i Premier League drejtohet nga familja Glazer që nga viti 2005, duke korrur suksese të paparashikueshme. Siç raporton Mirror, bashkëpronari i United, Kevin Glazer kohët e fundit vuri një pjesë të aksioneve, 13 % të klubit në bursën e New York, duke sinjalizuar se familja po teston ujërat mbi interesin e blerësve të mundshëm.

Glazers e bleu klubin për rreth 1.4 miliardë dollarë, ndërsa vlerësimet e tanishme sugjerojnë se për blerjen e gjigantit anglez duhen më pak se 4 miliardë dollarë.

/Ora News.tv/