Manchester United klubi me të ardhurat më të mëdha nga sponsorizimi

Manchester United klubi me të ardhurat më të mëdha nga

Në fushë gjërat mund të mos shkojnë shumë mirë për Manchester United-in por jashtë fushës skuadra angleze vazhdon të gëzojë sukses komercial.

Ata janë skuadra evropiane me të ardhurat më të mëdha nga sponsorizimi. Sipas një raporti të "CSM Sport" dhe të Kulturës 'Super Spenders' të futbollit, kanë zbuluar se United përfiton rreth 279 milionë euro nga gjithsej 68 partneritete me sponsorët.

Këtu është renditja e klubeve që janë studiuar.

1. Manchester United: 279 milion euro nga 68 marrëveshje

2. Barcelona: 261 milion euro nga 43 marrëveshje

3. Bayern Munich: 180 milion euro nga 29 marrëveshje

4. Real Madrid: 178 milion euro nga 19 marrëveshje

5. Chelsea: 154 milion euro nga 18 marrëveshje

6. Manchester City: 149 milion euro nga 38 marrëveshje

7. Arsenali: 124 milionë euro nga 27 marrëveshje

8. Liverpool: 117 milion euro nga 17 marrëveshje

9. Paris Saint-Germain: 112 milion euro nga 24 marrëveshje

10. Juventusi: 101 milion euro nga 39 marrëveshje

11. Borussia Dortmund: 80 milion euro nga 71 marrëveshje

EMISIONET