Pas largimit të Roberto Mancinit nga skuadra e Manchester Sitit drejtuesit e skuadrës po përgatisin një revolucion në skuadër për ta rikthyer atë një nga pretendentet kryesore jo vetem në Angli por edhe në arenn ndërkombëtare. Sipas mediave angleze bëhet e ditur se stafi i ekipit të "Qytetarëve Britanik" tashmë e ka gati programin për edicionin e ardhshëm. Ku program mbështet te nënshkrim fillimisht me një trajner të suskseshëm dhe emri i Pelegrinit qendron mbi gjithë të tjerë për të marrë timonin e skuadrës. Me nënshkrimin që pritet të arrihet shumë shpejt me teknikun  drejtuesit e Manchester Sitit do ta përqendrojnë vëmendjen vetem në merkato ku që tani janë piketuar emrat e parë. Ndër shumë lojtarë që flitet se mund tu bashkohen "Qytetarëve Britanik" ajo që bie në sy është se shumica e tyre i përkasin reparti të avancuar dhe mesfushës. Në sulm emrat më të lakuar janë ai i Kavanit, Falcao Suares dhe Iskos. Të katër këta Bombera po çmendin botën me lojën dhe golat e tyre ndërsa Sheiket janë të gatshëm që sezonin e ardhshëm të përfshin në skuadër njërin prej tyre për të siguruar kështu repartin ofensiv të skuadrës.  Blerja e njërit prej tre sulmuesve do të ishte çmenduria e radhës për Manchester Sitin ndërsa duhet pritur që të mësojnë zyrtarsht se cili nga këta do të veshë fanellën e kaltër të "Qytetarve Britanik". Përsa i përket mesfushës edhe këtu emrat që kanë përfundur në listën e përforcimeve i përkasin një niveli të lartë dhe që kartoni i tyre mund të kushtoja miliona euro. Më të pëlqyerit në stafin e Britanikëve janë emra si Geret Beil, Fabrega dhe Arturo Vidal. Kartoni i të tre mesfushorve kushton mbi 30 milion euro por që për Sheiket Arabë shifrta nuk nuk janë një problem, mjafton vetem dëshira e lojtarve për tu bashkuar me projektin e skuadrs e cila kërkon të bëjë bujë në arenen ndërkombtare. Afrimet nuk janë i vetmi program i drejtuesve të Sitit pasi me hapjen e merkatos do të ketë edhe spastrime  ku sulmi do të jetë ndoshta reparti më i prekur.

/Ora News.tv/