Manastirliu marrëveshje me Poliklinikën e Barit për pacientët me sëmundje të rralla

Manastirliu marrëveshje me Poliklinikën e Barit për

Pas Turqisë, edhe Italia merr përsipër trajtimin e specializuar të rasteve të veçanta të pacientëve shqiptarë me sëmundje  të rralla.

Marrëveshja u arrit me Poliklinikën e Barit, gjatë vizitës së Ministres Manastirliu në Rajonin e Puglias.

Ogerta Manastirliu: “Jam shumë e kënaqur që bashkë drejtorin e përgjithshëm të Poliklinikës së Barit do ndërtojmë bashkëpunime konkrete edhe në specialitete të tjera, përveç asaj të kardiologjisë. Ndaj shumë shpejt platforma e bashkëpunimet e ngritur mbi një marrëveshje binjakëzimi mes dy spitaleve, Qendrës Spitalore Universitare dhe Poliklinika e Barit do të japë frytet e veta edhe në trajtimin e rasteve të vështira që kërkojnë një mbështetje të specializuar."

Drejtori i Përgjithshëm i Poliklinikës së Barit u shpreh se binjakëzimi i dy spitaleve universitare do t’i vlejë forcimit të marrëdhënies së miqësisë e vëllazërisë mes popujve tanë, por edhe shkëmbimit të eksperiencave.

Drejtori i Poliklinikës së Barit: "Për poliklinikën është një privilegj i madh të bashkëpunojmë. Ky binjakëzim do na ndihmojë edhe më shumë të forcojmë marrëdhënien mes dy vendeve që nuk janë afër vetëm në hartë."

Gjatë vizitës në Poliklinikën e Barit, u prezantua projekti ndërkufitar që konkretizohet mes tre shteteve të Adriatikut të Poshtëm, Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e Telemjekësisë.

Projekti E-Shëndetësi ka si pritshmëri t’i përgjigjet më mirë nevojave të pacientëve, të reduktojë shpenzimet e kujdesit shëndetësor, duke mbajtur të njëjtën cilësi shërbimi.

Me anë të këtij projekti që nis të implementohet në tre shtete, do të bëhet i mundur krijimi dhe zhvillimi i rrjetit të infarktit territorial, duke përfshirë ambulancat instrumentale, ndihmën e largët për pacientët në rrezik, telemonitorimin dhe tele-emergjencën, me qëllim rritjen e efikasitetit të menaxhimit të infarktit, sidomos minutave pas ngjarjes dhe shkurtimit të kohës për ndihmë mjekësore.

EMISIONET