Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje të gjitha grave që të kryejnë mamografinë për të parandaluar sëmundjen e kancerit. Gjatë fjalës së saj ministrja tha se janë zgjatur oraret e vizitave, ndërsa u shpreh se mamografët e lëvizshëm do të jenë edhe në zonat e thella për të ofruar kontrollin e gjirit falas për gratë.

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit nga Lezha ku aktualisht po ofrohet shërbimi i mamografisë falas ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen.

Manastirliu  bëri të ditur se shërbimi do të ofrohet falas ku përpos 12 mamografeve në spitale do të ketë dhe mamografëve të lëvizshëm në zonat e thella për të ofruar kontrollin e gjirit falas për gratë.

Manastirliu: Si çdo tetor Ministria organizon punën për të ofruar shërbimin e mamografisë falas edhe në orët e pasdites, gjithashtu edhe në ditën e shtunë nga ora 09:00 deri në orën 14:00. Nëpërmjet këtij shqrbimi do të kapim zonën e veriut dhe të jugut, për të garantuar që çdo grua të ketë mundësinë t’i ekzaminohet mamografia.

Për periudhën Janar - Shtator 2019 janë 9,496 gra që kanë kryer mamografinë, nga të cilat 2500 gra e kanë kryer ekzaminimin në mamografët e lëvizshëm.

/Ora News.tv/