Mamografi edhe në Lezhë, vendoset aparatura në spital

Mamografi edhe në Lezhë, vendoset aparatura në spital

Grave dhe vajzave të Lezhës nuk do t’ju duhet të udhëtojnë më drejt Shkodrës apo Tiranës për të kryer mamografinë, pasi tashmë kjo aparaturë ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe brenda pak ditesh do të jetë në funksion.

Drejtori i Spitalit Leon Kaza tha se kjo aparaturë ishte shumë e nevojshme për spitalin.

Leon Kaza: "Jemi në proces montimi, por ka probleme teknike që jemi duke i zgjidhur dhe jemi shumë të fokusuar që këtë aparaturë ta vendosim sa më shpejt në funksion në mënyrë që të jetë në shërbim të pacientëve që kanë nevojë. 

Por kjo nuk do të thotë që nuk jemi në pritje të mamografive dhe aparaturave të reja të cilat kemi bindjen dhe po marrimin konfirmimin dhe nga Ministrja që do të jemi posaçërisht vëmendja e drejtuar nga Spitali Rajonal i Lezhës."

Mamografia ka qenë një kërkese e vazhdueshme e bluzave të bardha në Spitalin e Lezhës, kjo duke ju referuar faktit se numri i te prekurve nga kanceri i gjirit ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit. Aparatura është mundësuar falë një donacioni.

EMISIONET