Kapen 113 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë.

Policia greke vuri në pranga 3 shqiptarë të moshes 23, 24 dhe 31-vjeç, të cilët jane kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kg marijuanë.

Bashke me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilet janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare.

Por në orët e pasdites u raportua edhe një person të katërt të arrestuar. Olger Sinanaj nga Fieri u kap pranë kufirit greko-shqiptar.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shqiptarit tjetër të përfshirë në trafik.

Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve u janë sekuestruar dhe telefona celularë.

/Ora News.tv/