Deputeti, Lefter Maliqi, e quajti shfaqe të turpshme vajtjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Beirut për nxjerrjen e Alvin Berishës nga Siria.

Maliqi: Sot nxjerr Lleshaj sikur bëri një operacion të madh në Siri, ndërkohë që kemi 20 apo 30 fëmijë të tjerë në Siri. Ky është turp dhe skandal.

Alvini u identifkua në kamp nga një shenjë në vesh, bëhet e ditur në deklaratën zyrtare që autoritetet italiane kanë bërë publike lidhur me operacionin e suksesshëm të lirimit të Alvin Berishës nga kampi i të burgosurve Al Hore në Siri.

Operacioni në vetëvete ishte kompleks dhe i rrezikshëm megjithatë e bën Italinë shtetin e parë që ka arritur të ndërtojë një korridor humanitar që nga fillimi i luftës në Siri.


/Ora News.tv/