I ftuar në RTV Ora, deputeti Lefter Maliqi u shpreh se sistemi i drejtësisë do të marrë formën e duhur kur të bëhet reforma zgjedhore.

Maliqi shtoi se Rama ka marrë peng reformën në drejtësi, ndërsa nga ana tjetër akuzon opozitën se ka frikë nga drejtësia.

Maliqi: Sistemi i drejtësisë do të marrë formën e duhur kur të bëhet reforma zgjedhore. Unë e mbështes deklaratë e ambasadores së SHBA-së. Kemi një republikë parlamentare të kontrolluar vetëm nga një njeri. Të gjithë janë në rresht për shkak të këtij sistemi të kalbur, ku votohet ai që ka vendosur kryetari i partisë e mbushur me kriminelë dhe që nuk dinë të lexojnë.

Gishti duhet vënë mbi personin që po mban peng reformën në drejtësi dhe është ky person që është i etur për pushtet si etërit e tij, diktator që mendon se duke mbajtur popullin të nënshtruar do e duan më shumë, por koha ka ndryshuar dhe ne jemi në demokraci.

Këtu ka një njeri që e mban peng reformën në drejtësi dhe thotë që opozita ka frikë nga drejtësia. Pse duhet të ketë frikë opozita kur nuk është në pushtet prej 7 vitesh. Pse ky nuk paska frikë që ka mbushur Shqipërinë me drogë dhe që ka lidhje me oligarkët duke i hequr tenderat edhe bashkive, që i merr vetë. 

/Ora News.tv/