I ftuar në RTV Ora, deputeti Lefter Maliqi u shpreh se në këto kushte partia e parë del PS dhe e dytë PD, por në koalicion opozita del fituese tha ai.

Sipas Maliqit sistemi zgjedhor ka a mundësi 50 me 50 për tu ndryshuar, vetëm nëse ka presion nga ndërkombëtarët.

Maliqi: Në këto kushte ku jemi tani PD del forcë e dytë, ndërsa PS forcë e parë, por opozita e bashkuar del fituese. PD, LSI, çamët, minoriteti grek dhe partia Agrare me z. Duka del e fituar opozita edhe me këtë kod zgjedhor.

Sistemi ndryshon nuk e di a ndryshohet, 50 me 50, vetëm nëse ndërkombëtarët do t’i bëjnë presion siç duhet politikën shqiptare. Unë besoj se partitë e mëdha nuk duan. 

Unë jam për lista të hapura dhe jam kundër listave të mbyllura. 

/Ora News.tv/