Lefter Maliqi këshilloi kolegun e tij deputet Ditmir Bushati që të bëjë kujdes me qëndrimet e tij kundër kryeministrit.

Deputeti në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit la të kuptohet se edhe ai vetë është paralajmëruar nga Rama.

Maliqi: Mua nuk më dhimbset mandati i deputetit, nuk më dhimbset jeta ime, nuk pyes për kërcënimet e këtij mafiozi që lëviz me gisht, me kokë si mafioz edhe atje në Parlament. Prandaj e kanë frikë deputetët. Më vjen keq dhe për Bushatin, ngre zërin, nuk dihet edhe duhet të ruhet. Ashtu siç më paralajmëroi mua, duhet të ruhet se ky mafioz e shkatërroi Shqipërinë.

/Ora News.tv/