Maliq, sherr mes të rinjve, një i plagosur

Maliq, sherr mes të rinjve, një i plagosur

Një i ri është arrestuar, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë plagosur një 23-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kolanec të Maliqit.

"Ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur", sqaron policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.

EMISIONET