Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi (IJZ) konfirmoi edhe 14 raste të tjera me Covid-19.

"Që nga dje në ora 18:00, u analizuan 44 mostra. Rezultuan pozitivë 14 persona, ndërsa konstatimi ishte negativ në 30 persona".

"Ka 6,356 persona nën mbikëqyrje shëndetësore në Mal të Zi. Rastet pozitive janë të lidhura epidemiologjikisht me rastet e konfirmuara më parë," tha IJZ.

Nurmi i të infektuarve tashmë ka shkuar në 67 teksa është shënuar dhe një viktimë.


/Ora News.tv/