Malaj debat me inxhinierin Meçe: S'jemi gjeneralë jemi ekonomiste. Meçe: Unë e ndihmoj opinionin jo ti

Ekonomisti Arben Malaj dhe inxhinieri Arben Meçe janë përfshirë në një debat në studion e emisionit 360 gradë.

Meçe: Përgjegjësia më e madhe e çdo njeriu është papërgjegjësia kur flet. Dmth për disa teza që hidhen këtu që rrëzojnë një shkencë të tërë më të konsoliduar në Shqipëri

Malaj: Asnjë nuk nxjerr konkluzionet për të tjerët. Papërgjegjshmëria më e madhe është kur dikush nxjerr konkluzione për të tjerë

Meçe: Lerëni tezën të vejë deri në fund

Malaj: Nuk jemi gjeneralë jemi ekonomiste. Mos nxirr konkluzione. Mos u nxito për asnjë nga kolegët këtu. Këta janë moshatarë. Kanë ardhur dhe po ndihmojnë opinionin shqiptarë

Meçe: Nuk e ndihmon opinionin shqiptar

Malaj: Atë nuk e përcakton ti

Meçe: Ti po thua po e ndihmoj popullin shqiptar. E ndihmoj unë jo ti. Ku është dallimi

Malaj: Ti ta ndihmojë kur mate asfaltin e Tiranës, atëherë ta ndihmojë jo tani.

Mece: Hiqni dorë nga kjo skemë. Ti je shkencëtar i këtij vendi, më ler ta them mendimin zotëri.

Malaj: Unë skemë!

Meçe: Unë kam argumente, s’kam nevojë të bëj skemë.

Meçe: Ti nuk je kategori që bën zhurmuesin, sepse ti je shkencëtarë i këtij vendi. Intelektual.

Malaj: Ti ke mendimin tendë. Unë kam timin. Katër burra që kanë folur gjer tani dhe ti qenke mirë. E ke gabim.

Meçe: Më lër të flas

Malaj: Hiqe gishtin.


EMISIONET